Dimri i acartë -27 gradë i 1985? Pukjanët nisin debatin e zjarrtë: Nga ndryshon kjo kohë nga koha e Hoxhës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 07-01-2017 Dimri i acartë -27 gradë i 1985? Pukjanët nisin debatin e zjarrtë: Nga ndryshon kjo kohë nga koha e Hoxhës Qendra e qytetit te Pukes mengjesin e sotem (foto: Bashkia Puke)

I ftohti i acartë i Pukës i ka future qytetarët pukjanë në kujtimet e vitit të largët 1985, kur në Pukë, temperatura e termometrit shkoi në -27 gradë celcius e trashësia e dëborës mbi 3 metra.

Dhe nga statuset që vetë pukjanët hedhin në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve të ftohta duan të kujtojnë atë kohë dhe të heqin ose jo paralele me të ftohtin e tanishëm në këtë zonë.

Aleksandra Pasko, thotë se banon në qytetin e Pukës. Dhe ajo e kujton në këtë mënyrë dimrin e acartë të 1985-ës.

“Kishim hapur rrugët që ngjanin me tynele. E hiqnim dëborën nga çatitë e shtëpive dhe shkollave se rrezikonin nga shembjet. Ushtria solli bukë me kamiona dhe thasët me ushqime hidheshin nga helikopterët. Dru kishim në shtëpi, se përgatiteshim më parë. Në qytet pastronin borën, që të gjithë. Kishte shumë solidaritet. Asnjë nuk e ndjente veten vetëm. I kujtoj si sot ato ditë që nuk ishin të pakta, pasi bora binte pa pushim me javë me radhë”, shkruan ajo.

Fatos Çoba i kujton si vitet e rinisë.

“Ishim të gjithë aktivë në të gjitha fushat e jetës. U bënim bashkë, gjithë lagja, ose fshati, për të dalë në punë sipas profesionit. Gjithsecili pyeste kur mungonte dikush te ai rreshti I përditshëm. Sot janë të paktë ata që i vënë gjoksin punës në shtet, në familje e kudo. Veç ankohen. Ne nuk I kishim këto kushte që janë sot” shkruan ai.

Po një tjetër pukjane, Samidije Lamaj, e sheh ndryshe situatën atëherë dhe situatën aktuale që po kalojnë qytetarë e fshatarë në Pukë e në rrethinat e saj.

“Kjo bora e tanishme nuk është e lehtë. Do të thoni ju s’ka solidaritet? Këtë nuk mund ta them. Pukjanët në përgjithësi solidarizohen në raste nevoje. Po bora, është për të gjithë e na duhet solidarizimi I shtetit për të zgjidhur problemet e popullatës. Do zoti nuk ndodh ndonjë fatkeqesi, atëherë do të shihet solidarizimi. Tani problemet janë ndryshe nga viti 1985.

Drutë e zjarrit, janë aq me pakicë e me çmim shumë të lartë. Mos u habisni se shumë familje në këto ditë shumë të ftohta ndezin zjarr sa me thy pak temperaturat shumë të ulta se edhe niveli ekonomik në rrethin e Pukës është shumë i dobët.

Në fshatra kanë mbetur aq pak familje, pa thënë se në disa prej tyre vetëm pleq dhe në pak raste me nga dy fëmijë të vegjel. Çfarë solidariteti mund të ketë në këtë rast? Eshtë kollaj kur gjërat shihen nga larg dhe me një nivel ekonomik të mirë. Atëherë nuk ndihet dhe aq shumë koha e keqe. Këto vite edhe në fshat e kanë pasur shumë më të vështirë të sigurojnë dy dru se ju e keni parë dhe vetë. Me dy mullarë, që në fshat nuk bëhet pa to, e keni parë çfarë ka ndodhur. Prandaj problem nuk shihet si në ’85 pavarësisht kohës. Atëherë familjet ishin më të mëdha, fshatrat kishin shumë banorë, drutë e zjarrit nuk ishin problem, por edhe aspekte të tjera të jetës njerëzore ishin më ndryshe. Duhen parë gjërat me sytë e atyre që I kanë kaluar të dyja këto dimra. Nuk po thotë kush se ky dimër është më I vështiri, por në disa aspekte dhe specifika, po, është shumë I vështirë”, shprehet Samidije Lamaj.

Qyteti i Pukës dhe fshatrat përreth po e ndjejnë më shumë të ftohtin dhe dimrin e këtij viti. Pjesa më e madhe e vëmendjes shtetërore, sidomos për zhbllokimin e rrugëve, është në këtë qytet. Edhe pse ka tre ditë me borë e mot të keq, rrugët rurale që lidhin Pukën me fshatrat, mbeten akoma të mbyllura. Ndërsa, siç raporton Bashkia Pukë, shtabi i emergjencës i qytetit është në çdo orë në gadishmëri.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen bombola e shkumës, 44 vjeçari humb jetën në lavazh
ISHP për vaksinën antigrip: Vjen nga Kina por është në listën e OBSH »
Article Logic
Execution time: 0.013882160186768
array(1) { ["section"]=> string(109) "dimri-i-acarte-27-grate-i-1985-pukjanet-nisin-debatin-e-zjarrte-nga-ndryshon-kjo-kohe-nga-koha-e-hoxhes-64885" }