Thethi këtë dimër po vuan izolimin për shkak të reshjeve të shumta të dëborës që kanë bllokuar rrugën drejt zonës turistike.
Mjetet e pastrimit prej një jave ndodhen në rrugë për të bërë pastrimin prej reshjeve të dendura të dëborës. Rreth 150 banorët që jetojnë në Theth, nga izolimi mund të dalin vetëm në këmbë.
Temperaturat gjatë këtyre ditëve kanë shkuar deri në -17 Gradë Celcius. Banorët e zonës thonë se vendi është i bllokuar prej një muaj e gjysmë, që kur ka filluar bora e parë.