Dinamika e grabitjes në aeroport një person me jelek portokalli fosforeshent preu drynin, personat me paruke hynë me ''Benz''

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:30 02-07-2016 Dinamika e grabitjes në aeroport një person me jelek portokalli fosforeshent preu drynin, personat me paruke hynë me ''Benz''

Policia shqiptare dhe dje detaje për dinamikën e grabitjes spektakolare mesditën e dy ditëve më parë, duke deklaruar se nuk ka të drejtë të hyjë në perimetrin e brendshëm të aeroportit.

‘’Një person me jelek portokalli preu drynin e derës, personat me paruke dhe kallashnikov grabitën 1 milion euro.Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dëshiroj të bëj me dije publikun për sa më poshtë, në orën 14:23, sipas sistemit të kamerave, një person me jelek, ngjyrë portokalli, fosforeshent, kapërcen skajin verilindor që furnizonte me karburant. Ky person ka prerë drynin e derës, ku ka hyrë një ‘’Benz Mercedes’’ ngjyrë vishje.Në 14:27, ky automjet del përsëri nga territori nga e njëjta portë dhe niset drejt itinerarit Rinas-Fushë Krujë- Vorë.14:33, 10 minuta pas thyerjes së sigurisë, salla operative, njoftohet nga ODM, kompania e sigurimit të aeroportit. Menjëherë janë vënë në ndjekje, duke konstatuar një mjet tip benz që po digjej. Është ngritur në fluturim helikopteri dhe grupi hetimor për zbulimin. Persona të maskuar me maska dhe paruke, kallashnikov, nën kërcënimin kanë marrë shumën të deklaruar më pak se 1 milion euro. Autorët s’kanë qëlluar me armë. Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, megjithse sipas regjistrave është njoftuar 10 minuta pas thyerjes, dhe 5 minuta nga dalja. Nuk ka asnjë prezencë të policisë në aeroport, dhe njoftimi bëhet nëpërmjt ODM-së’’, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018001079559326
array(1) { ["section"]=> string(126) "dinamika-e-grabitjes-ne-aeroport-nje-person-me-jelek-portokalli-fosforeshent-preu-drynin-personat-me-paruke-hyne-me-benz-45253" }