Diplomacia Ballkanase në ‘duart’ e shqiptarëve, Dritan Abazoviç drejt postit të Ministrit të Jashtëm në Malin e Zi

Publikuar tek: politike, më 16:21 19-09-2020 Diplomacia Ballkanase në ‘duart’ e shqiptarëve, Dritan Abazoviç drejt postit të Ministrit të Jashtëm në Malin e Zi

Gent Cakaj në shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë, Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tashëm duket se shqiptarët do të kenë edhe një tjetër Ministër të Jashtëm në Ballkan.

Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, shqiptarin nga Ulqini që ishte edhe “çelësi” i formimit të qeverisë së re në Malin e Zi, që do të drejtohet nga Zdravko Krivokapi.

Partia e tij “E zeza në të bardhë” mori 4 mandate deputetësh, të mjaftueshme për t’u bashkuar me partitë opozitare dhe për të rrëzuar nga pushteti pas 30 viteve Milo Gjukanoviç.

Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.

I pyetur për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se do të jetë klundër dhe kjo çështje nuk mund të jetë as në rend dite.

PRa do të jenë 4 Ministra të Jashtëm shqiptarë në Ballkan, të cilët ndodhta do ta kenë më të lehtë tashmë të zgjidhin ndonjë mosmarrëveshje mes shteteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Gjermania KËRCËNON opozitën: Jepni alternativat tuaja se nuk ju presim në pafundësi (IRONIA ME METËN dhe HËNËN)
Avokat Ngjela lëshon 'bombën': SPAK-u do shpëtojë Shqipërinë, Rama më tha që i kap 4 ministra »
Article Logic
Execution time: 0.012428998947144
array(1) { ["section"]=> string(118) "diplomacia-ballkanase-ne-duart-e-shqiptareve-dritan-abazovic-drejt-postit-te-ministrit-te-jashtem-ne-malin-e-zi-220949" }