"Diplomacia e basketbollit", Dennis Rodman viziton sërish Korenë e Veriut

Publikuar tek: bota, më 16:29 13-06-2017

Basketbollisti i famshëm i NBA, Dennis Rodman, do të vizitojë për të pestën herë Korenë e Veriut këtë të martë, sipas dy zyrtarëve amerikanë që e konfirmuan lajmin për CNN.

Rodman pritet të mbërrijë në Penian ku do takohet me diktatorin Kim Jong Un, por qëllimi i vizitës së tij është i paqartë, shkruan Newsbomb.al.

Aktualisht tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë të larta ndërsa shteti diktatorial mban të burgosur katër amerikanë.

Rodman, i cili ka marrë pjesë në spektaklin e Donald Trump, Celebrity Apprentice, është takuar edhe më parë me Kim Jong Un, ndërsa presidenti amerikan Trump, është shprehur i hapur për t’u takuar me të.

Kim Jong Un thuhet se është fans i madh i sportit të basketbollit, ndërsa Rodman e ka quajtur atë si “një djalë shumë i mirë”.

Vizitat e shpeshta në Korenë e Veriut, Dennis Rodman i quan si “Diplomaci Basketbolli”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi 'u vra në një sulm ajror masiv'
Afër Krimesë, ku NATO me Rumunët, Britanikët e Amerikanët, i bëjnë karshillëk ajror Rusisë »
Article Logic
Execution time: 0.012538909912109
array(1) { ["section"]=> string(76) "diplomacia-e-basketbollit-dennis-rodman-viziton-serish-korene-e-veriut-82333" }