Diplomatët e BE: Çelen negociatat për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë jo

Publikuar tek: aktualitet, më 20:06 14-06-2019 Diplomatët e BE: Çelen negociatat për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë jo Selia e BE, Bruksel

Diplomatët e BE kanë theksuar se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime në bisedimet për futjen në BE, ndërsa Shqipëria jo.

Maqedonia e Veriut është duke fituar mbështetjen e Bashkimit Europian duke filluar proceduarat për anëtarësim, por fqinji i saj Shqipëria, po përballet me pengesë për anëtarësimin nga Franca apo rikthimin e regjimit të vizave nga Hollanda.

Pritet që të arrihet një marrëveshje për Maqedoninë e Veriut në shtator, marrëveshja ku Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ndryshimi i emrit nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore pas Marrëveshjes së Prespës, ka bërë që Shkupi të avancojë në bisedime me Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur bisedimet me BE.

Një nga zyrtarët e BE komentoi se nga ana tjetër Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri të BE, pasi nuk është ende aspak premtuese.

Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria e cila tashmë është anëtare e NATO-s ka bërë përparim vetëm në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht nga Vettingu për  gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnja, Kosova dhe Serbia e Mali i Zi - po kërkojnë gjithashtu hapjen e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Në qershor të vitit 2018, Franca dhe Holanda bllokuan papritur fillimin e bisedimeve të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar më shumë reforma. Diplomatët thanë se masa reflektoi shqetësimet rreth ndikimit tek votuesit në zgjedhjet e BE në maj 2019.

Qeveria gjermane i ka hapur një dritë jeshile Maqedonisë, por për Shqipërinë nuk ka asnjë marrëveshje të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Bundestagu ka rënë dakord që të shtyjë çdo vendim deri në shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074341297149658
array(1) { ["section"]=> string(81) "diplomatet-e-be-celen-negociatat-per-maqedonine-e-veriut-per-shqiperine-jo-168258" }