Diplomatët e kamofluar që u dëbuan dhe përplasjet me Teheranin, flet Rama: Aktivitete keqbërëse... do qëndrojmë të fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 29-01-2020 Diplomatët e kamofluar që u dëbuan dhe përplasjet me Teheranin, flet Rama: Aktivitete keqbërëse... do qëndrojmë të fortë Rama dhe Jens Stoltenberg

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Sekretarin e Pëgjithshëm të NATOS Jens Stoltenberg, ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me fërkimet e fundit me Teheranin, ka deklaruar se Shqipëria ka ofruar strehë për shumë persona që janë të kërcënuar nga regjimi i këtij vendi dhe do vazhdojë ta bëjë.

Sakaq në lidhje me deklaratet e fundit kryeministri tha se janë bërë për të mbajtur qëndrim ndaj regjimit. Gjithashtu ka përmendur dhe dëbimin e dy zyrtarëve iranianë që u shpallën non grata disa ditë më parë nga Shqipëra, pasi hiqeshin si diplomatë por ishin të kamofluar.

Kryeministri e ka quajtur tentativë për për t’i bërë keq vendit tonë por që janë marrë masa të menjëhershme. Më tej Rama tha se Shqiperia i ka  strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi.

Kujtojmë se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei e ka përshkruar Shqipërinë si një vend djallëzor që bashkëpunon me tradhëtarët e Iranit.

“Një vend i vogël në Europë, por një vend djallëzor ku bashkëpunojnë elementë amerikanë me tradhëtarët e Iranit”, ka thënë Khamenei.

Kurse Rama zgjodhi ti përgjigjet në këtë mënyrë liderit të Iranit gjatë fjalimit të tij kur mori kryesimin e OSBE. “Duke qenë shumë prej sfidave vijnë përtej rajonit të OSBE, na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.

Situata aktuale në brigjet jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët. Me që ra fjala, po flas në emër të një vendi që u etiketua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti i lartë i regjimi totalitar i Teheranit”, tha Rama.

Rama për fërkimet me Teheranin:

Shqipëria ka ofruar tu japë strehë mijëra njerëzve jeta e të cilëve është e kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e traditës tonë. Kemi qenë vendi i vetëm që pas luftës së dytë botërore kemi qenë vendi i vetëm që i strehuam.

Kështuqë e kemi bërë këtë si një operacion humanitar dhe ishte një deklaratë kundër regjimit. Lidhur dhe me përpjekjet e tyre që kanë sjellë persona për komplote duke u hequr si diplomatë kemi marrë vendimet e duhura...

Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike. Pavarësisht përpjekjeve të tyre ne nuk do ta ndryshojmë traditën tonë.

Sa i përket aktiviteteve të tyre keqbërëse në vend... do të vijojmë të qëndrojmë të fortë. Jemi pjesë e një alenace më të madhe dhe që është zhvilluar falë mbështetjes së SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072798728942871
array(1) { ["section"]=> string(122) "diplomatet-e-kamofluar-qe-u-debuan-dhe-perplasjet-me-teheranin-flet-rama-aktivitete-keqberese-do-qendrojme-te-forte-193500" }