Diplomatët në Shqipëri 'bojkotojnë' kryetarët e rinj të bashkive, udhëzimi i qartë: Jo takime me të zgjedhurit e 30 qershorit

Publikuar tek: politike, më 11:55 26-10-2019 Diplomatët në Shqipëri 'bojkotojnë' kryetarët e rinj të bashkive, udhëzimi i qartë: Jo takime me të zgjedhurit e 30 qershorit

Diplomatët në Tiranë në mënyrë konfidenciale janë udhëzuar të mos kenë asnjë kontakt me kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur në 30 qershor, ku PS dhe aleatët e saj garuan të vetme dhe nuk morën pjesë partitë opozitare.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një dokument të shkruar për këtë cështje, por ambasadorët e stafet e tyre janë udhëzuar që në udhëtimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit të shmangin kontaktet me kryetarët e rinj të bashkive.

Dhe sic mund të jetë vënë re në këtë kohë, asnjë diplomat në Tiranë nuk ka pasur vizita në zyrat e kryetarëve të bashkive, ata të rinjtë, apo inaugurime të përbashkëta me projekte të investuara nga kompani apo vende partnere.

Eshtë gjetur kjo formë e të shprehurit të një “legjitimiteti të cunguar” të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe pse një gjë e tillë nuk është artikuluar asnjëherë publikisht, raporton newsbomb.al.

Nuk dihet sesa do të vazhdojë ky bojkot diplomatik për të zgjedhurit vendorë, por zyrtarët ndërkombëtarë që operojnë në Tiranë I kanë rralluar edhe daljet e tyre jashtë kryeqytetit, pikërisht për këtë fakt.

73251901_557843161618817_3199073533925785600_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028240919113159
array(1) { ["section"]=> string(128) "diplomatet-ne-shqiperi-bojkotojne-kryetaret-e-rinj-te-bashkive-udhezimi-i-qarte-jo-takime-me-te-zgjedhurit-e-30-qershorit-183572" }