Diplomati amerikan paralajmëron: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Publikuar tek: rajon, më 19:32 17-06-2019 Diplomati amerikan paralajmëron: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor Diplomati amerikan Mathew Palmer

Diplomati amerikan, Mattheë Palmer gjatë qëndrimit në Sarajevë ka theksuar se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer ka deklaruar se SHBA po angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës.

‘Kjo mundëson bashkëpunimin e NATO-s dhe Bosnje Hercegovinës  për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë. Shpresoj se liderët e Bosnjes do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje dhe të hartojnë programin e tyre të parë vjetor kombëtar’, tha diplomati amerikan.

Liderët e Bosnjes duhet të arrijnë marrëveshje edhe për krijimin dhe forcimin e autoriteteve federale. ‘Në të gjitha këto procese SHBA do të jetë partner dhe mik i popujve të Bosnje e Hercegovinës’, tha Palmer.

Diplomati amerikan shtoi se SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike.

Palmer gjatë konferencës në Sarajevë tha se vazhdojnë të mbeten në fuqi sanksionet kundër krerëve të serbëve në Bosnje, Milorad Dodikut dhe Nikola Shpiriçit, sepse SHBA nuk ka parë asnjë lloj ndryshimi në politikën e tyre. ‘Dodiku dhe Shpiriçi janë nën sanksione, e ato janë rezultat  i vendimeve dhe qëndrimeve të tyre publike. Nëse duan heqjen e sanksioneve, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë’, tha Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04951000213623
array(1) { ["section"]=> string(76) "diplomati-amerikan-paralajmeron-rusia-po-bllokon-ballkanin-perendimor-168603" }