Diplomati Bashkurti: Rama ka kapur PS-në, brenda saj është krijuar një klan që s'ka lidhje me frymën liberale

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 15-07-2019 Diplomati Bashkurti: Rama ka kapur PS-në, brenda saj është krijuar një klan që s'ka lidhje me frymën liberale Foto ilustruese: Diplomati Lisen Bashkurti

Diplomati Lisen Bashkurti shprehet se Partia Socialiste ka humbur shumë nga pjesa e vet pasi është shndërruar në një klan dhe grup interesi.

I ftuar në emisionin 'A Shoë', Bashkurti tha se Rama ka kapur PS-në dhe ajo tashmë nuk ekziston dhe nuk udhëheq procese politike që i takojnë.

'Ka humbur shumë nga pjesa e vet. Ka një të shkuar të errët, u përpoq të dalë. Unë mendoj se është dëmtuar në kolonën vertebrale. Brenda PS është krijuar një klan, një sekt, grup interesi që s’ka lidhje asgjë të përbashkët me frymën liberale moderne që e ka karakterizuar më herët. Njerëzit e ndjejnë këtë gjë.

Kryeministri ka kapur PS-në, ka kapur një parti të rëndësishme. Kemi krizë kaq të thellë dhe ndaj maxhorancës. Kemi krizë të respektimit të premtimeve publike, krizë të përmbushjes së premtimeve ndaj shtresave që përfaqëson. PS nuk ekziston, nuk udhëheq procese politike që i takojnë', tha ndër të tjera Lisen Bashkurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072851181030273
array(1) { ["section"]=> string(114) "diplomati-bashkurti-rama-ka-kapur-ps-ne-brenda-saj-eshte-krijuar-nje-klan-qe-s-ka-lidhje-me-frymen-liberale-172325" }