Diplomati Shaban Murati sugjerim për Prishtinën: Kujtojani Tiranës bashkimin me Serbinë, Tito nuk pretendonte Europën

Publikuar tek: aktualitet, më 13:23 23-12-2019 Diplomati Shaban Murati sugjerim për Prishtinën: Kujtojani Tiranës bashkimin me Serbinë, Tito nuk pretendonte Europën

Diplomati Shaban Murati ka një sugjerim për kryeqytetin e Kosovës që t'ia kujtojë Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Prishtina duhet t’i kujtojë Tiranës se për bashkimin ekonomik, të doganave dhe njësimin e lekut shqiptar me dinarin serb Shqipëria e ka nënshkruar njëherë me Serbinë marrëveshjen dypalëshe që në vitin 1946.

Sipas Muratit, marrëveshja e dikurshme  na integroi në Serbi, por të paktën Tito nuk pretendonte në atë kohë se po çonte vendin në Europë.

Postimi i plotë:

Sugjerim Prishtinës që t’ia kujtojë Tiranës

Është mirë që Prishtina t’ia kujtojë Tiranës se për bashkimin ekonomik, bashkimin e doganave, bashkimin e tregut të punës dhe njësimin e lekut shqiptar me dinarin serb Shqipëria e ka nënshkruar njëherë me Serbinë marrëveshjen dypalëshe që në vitin 1946.

Marrëveshja na integroi në Serbi, jo në Europë. Por të paktën Tito nuk pretendonte në atë kohë se po na çonte në Europë.

Përse tani të lodhet Shqipëria me marrëveshje të reja për të njejtat gjëra, kur mjafton që të fuqizojë marrëveshjen e vjetër?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët automjeti në Vlorë
Nga Spiropali tek Ahmetaj, kabineti Rama i bashkohet drekës së familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011566162109375
array(1) { ["section"]=> string(122) "diplomati-shaban-murati-sugjerim-per-prishtinen-kujtojani-tiranes-bashkimin-me-serbine-tito-nuk-pretendonte-europen-190160" }