Dirigjentja Suzana Turku flet për Shpresa Bërdëllimën: Presim që njerëzit të vdesin dhe t’i kujtojmë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:15 05-11-2019 Dirigjentja Suzana Turku flet për Shpresa Bërdëllimën: Presim që njerëzit të vdesin dhe t’i kujtojmë

Dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku ka folur pasditen e sotme për miqësinë e fortë që ruante me aktoren e njohur Shpresa Bërdëllimën.

E ftuar tek 'Rudina', ajo ka treguar se është njohur me Shpresën kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e saj.

Sipas Turkut, e keqja e Shqipërisë është harresa, pasi shumë artistë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme dhe nuk kujtohen fare.

'Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare.

 Ajo është padyshim një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Jam mikeshë me familjen e saj prej shumë e shumë vitesh, që kur kemi qenë vajza të reja. Shpresa ka qenë një nga aktoret që e ka dashur shumë profesionin e saj, e ka bërë me shumë përkushtim, me shumë zemër, me shumë profesion deri sa ka arritur të krijojë figura që janë të paharruara', ka rrëfyer Suzana.

Kujtojmë që aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta disa ditë më parë, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë, në Belgjikë aty ku jetonte prej vitesh.

73143804_10156356747172680_3882052589021298688_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027134895324707
array(1) { ["section"]=> string(106) "dirigjentja-suzana-turku-flet-per-shpresa-berdellimen-presim-qe-njerezit-te-vdesin-dhe-t-i-kujtojme-184817" }