Disa shtete heqin karantinën për turistët, por duhet paraqitur “pasaporta” e vaksinës kundër koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 22:46 24-01-2021 Disa shtete heqin karantinën për turistët, por duhet paraqitur “pasaporta” e vaksinës kundër koronavirusit Ilustruese

Disa shtete si Rumania, Qipro apo Seychelles e kanë hequr karantinën për turistët nëse ata provojnë se kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa Iskanda dhe Hungaria janë të hapura për ata që e kanë kaluar COVID-in.

Pasaporta e vaksinës mund të jetë bileta e artë për të rifilliuar udhëtimet me avion dhe duket një lajm i mirë për personbat që duan të prenotojnë pushimet e verës.

Edhe kompani teknologjike po përpiqen të përfshihen duke zhvilluar aplikacione në smartfonë apo portofolë digjitalë, në të cilët individët mund të upload-ojnë detajet e testeve të koronavirusit apo vaksinimit.

Por pasaporta e imunitetit mund të mbetet vetëm në perspektivë dhe mund të mos jetë e gatshme për këtë vit, pasi përdorimi i një pasaporte vaksinimi për të lehtësuar udhëtimet mund të rezultojë në trajtimin e të pavaksinuarve si qytetarë të dorës së dytë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdori ilaçe popullore, Ministrja e Shëndetësisë infektohet me Covid-19
Variantet e reja të koronavirusit shqetësojnë ekspertët »
Article Logic
Execution time: 0.011759996414185
array(1) { ["section"]=> string(110) "disa-shtete-heqin-karantinen-per-turistet-por-duhet-paraqitur-pasaporta-e-vaksines-kunder-koronavirusit-236246" }