Disa të vdekur nga të shtënat me armë në New Jersey, mes tyre dhe një polic

Publikuar tek: bota, më 22:21 10-12-2019 Disa të vdekur nga të shtënat me armë në New Jersey, mes tyre dhe një polic Te shtena me arme ne New Yersey

Policia e New Jerseyt ka reaguar pas disa të shtënash me armë në Jersey City pranë një shkolle.

Oficerët e policisë qëlluan për vdekje një prej autorëve të incidentit.

Jean Jadezaia, një zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Hudson, e quajti incidentin një ‘situatë aktive të armëve në qytet’.

Të paktën një oficer policie u qëllua për vdekje, sipas një njoftimi nga Prokurori i Qarkut Hudson Esther Suarez.

Gjatë të shtënave me armë zjarri dy oficerë të tjerë dhe një civil mbetën po ashtu të plagosur.

Prokurori Phil Murphy në një deklaratë tha se ishte informuar për situatën në Jersey City.  

‘Unë jam informuar për situatën që po ndodh në Jersey City. Mendimet dhe lutjet tona janë me burrat dhe gratë e Departamentit të Policisë së Jersey City, veçanërisht me oficerët të mbetur të vrarë gjatë këtij sulmi dhe me banorët e nxënësit e shkollës ku ndodhi incidenti’, ka thënë Myrphy.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peter Handke merr medaljen Nobel, ia dorëzon vetë Mbreti i Suedisë në një ceremoni të veçantë
Me 15 dhe 12 vjet burg, Algjeria dënon për korrupsion dy ish-kryeministra »
Article Logic
Execution time: 0.011512041091919
array(1) { ["section"]=> string(81) "disa-te-vdekur-nga-te-shtenat-me-arme-ne-new-jersey-mes-tyre-dhe-nje-polic-189024" }