'Disa vende kanë rezerva', Angela Merkel nga Brukseli: Dëshpëruese që mos hapen negociatat për 2 vendet, Macron e mbështes në një pikë

Publikuar tek: politike, më 13:41 18-10-2019 'Disa vende kanë rezerva', Angela Merkel nga Brukseli: Dëshpëruese që mos hapen negociatat për 2 vendet, Macron e mbështes në një pikë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke zhvilluar një konferencë për shtyp në Bruksel, teksa pritet që të jepet vendimi final për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel, deklaroi se disa vende kanë rezerva për këtë çështje. Ndërsa thekson se Gjermania mbështet çeljen e negociatave. Merkel vuri në duke se Maqedonia ka bërë shumë, po ashtu edhe Shqipëria, por sipas kancelares vendi ynë duhet të përballet me kushtet e vendosura.

Kancelarja theksoi se do të ishte dëshpëruese që negociatat të mos hapen për dy vendet, ndërsa shtoi se kjo do të zhgënjente dy kryeministrat.

Merkel ka bërë me dije se çeshtjes së negociatave do i kthehen përsëri. "I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat", tha ajo.

Pjesë nga fjala e Merkel:

I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat. Patjetër që do të zhgenjehen edhe kryeministri i Shqipërisë edhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Unë fola me Zaevin...E mbështes në një pikë Presidentin Macron që procesi i zgjerimit duhet refomuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, ndryshimi i emrit, ka qenë një faktor i madh por edhe Shqiëpria ka bërë progres.

Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ata duhet të përballen me disa kushte që kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshirë emigrimin. Megjithatë ka bërë maksimunin sa i përket emigrimit. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t'i mbajmë dhe nuk duhet ti kthejmë shpinën vendeve në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimt në BE. Unë dua që të ketë edhe bashkim të këtyre vendeve, por më përpaar duhet të ketë ndryshim të procesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024185180664062
array(1) { ["section"]=> string(136) "disa-vende-kane-rezerva-angela-merkel-nga-brukseli-deshperuese-qe-mos-hapen-negociatat-per-2-vendet-macron-e-mbeshtes-ne-nje-pike-182590" }