Në disa zonë të kryeqytetit do të ketë probleme me furznimin me ujë të pijshëm. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë, ka njoftuar se si pasojë e një defekti zona Kombinatit, Sharrës, Unazës së Re, Yzberishtit dhe Fushë Mëzesës do të kenë kufizime të furnizimit me ujë.
Sipas UKT-së, shkak për këtë situatë është bërë një defekt elektrik në stacionet e pompimit në Bërxullë, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës.