Disfata e Erdoganit në zgjedhje, pas Ankarasë, drejt humbjes së Stambollit

Publikuar tek: bota, më 13:01 01-04-2019 Disfata e Erdoganit në zgjedhje, pas Ankarasë, drejt humbjes së Stambollit

Një rezultat befasues i zgjedhjeve lokale në Turqi.

Pasi humbi Ankaranë, Rexhep Taip Erdogan është drejt humbjes së Stambollit, qytetit më të rëndësishëm të republikës turke.

Partia Republikane Popullore (CHP) në Turqi është duke e kryesuar garën për kryetar të bashkisë metropolitane të Stambollit përballë kandidatit të partisë në pushtet, AK Parti, ndërkohë që vazhdon procesi i ankesave.

"Aktualisht, Ekrem Imamoğlu, ka 4 milionë e 159 mijë e 650. Ndërsa Binali (Yıldırım) 4 milionë e 131 mijë e 761 vota të procesuara në sistem. Vazhdon procesi i ankesave", tha Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor gjatë një prononcimi për media në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi se të martën deri në orët e pasdites do të mund të bëhen ankesat, ndërsa bordet e zgjedhjes së provincave do të kenë dy ditë kohë për të vendosur.

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Güven deklaroi se deri më tani 31.186 kuti janë procesuar në sistem, ndërsa 84 kuti janë subjekt i ankesave.

Partia Republikane është drejt fitores së Stambollit, ndërsa ka rrëmbyer qytetet si: Ankara, Smirn, Antalia dhe rreth 7 qytete nga 12 vendet më të mëdha në Turqi.

Disfata e Erdoganit do të ishte e hidhur pavarësisht votimit kolosal: 57 përqind në nivel kombëtar, kundrejt 37 përqind të asaj të Aleancës së Majtë dhe Kurde.

Ndërkohë në një dalje publike, lideri turk u shpreh se partia e tij AK do të drejtojë rreth 56 për qind e komunave në mbarë vendin. "Sot për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje”, tha Erdogan.

Megjithatë pas disa orësh vështirë të qendrojë deklarata e Presidentit. Në Turqi opozita ka nisur manifestimet nën sloganin 'mposhtëm Erdoganin'.

004552398-593daeb5-2c4a-45f8-8a08-72fcc7d6c796.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013224840164185
array(1) { ["section"]=> string(79) "disfata-e-erdoganit-ne-zgjedhje-pas-ankarase-drejt-humbjes-se-stambollit-158717" }