Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se Presideti Meta duhet të kishte komplimentuar punën e bërë. Nga Komisioni i Jashtëm ku edhe po jep sqarime lidhur me çështjen e detit me Greqinë ministri Bushati theksoi se Meta i tha Ramës që po kap marrëveshjen, ndërsa sipas Bushatit kjo është lajthitje politike që ka bërë bashkë shumë aktorë politikë.
“Të gjitha këto unë i injoroj dhe i marr për lajthitje politike”, tha ndër të tjera Bushati.
Më shumë nga fjala e Bushatit:
I thoshte Ramës mos e kap marrëveshjen, por kjo është një marrëveshje e shkëlqyer. Sot unë me gjithë maturinë i shoh aktorë të ndryshëm që nuk e di se çfarë kauze i ka bërë bashkë. Të gjitha këto unë i injoroj dhe i marr për lajthitje politike.
Kemi bërë një metodolgji që nuk është bërë asnjëherë për një proces rigoroz duke njohur rëndësinë e çështjes është marrë çdo aspekti i kësaj cështjeje në shqyrtim. Kjo është një punë e qeverisë dhe e institucioneve të shtetit shqiptar. Unë e vlerësova Presidentin e Republikës dhe nuk i kursej komplimentet e kryeminsitrit grek, Por presodenti duhet ta kishte vlerësuar dhe komlimentuar punën e bërë.