Diskutimet për Kodin Zgjedhor, Murrizi: Mendoni se do na e hidhni me pragun 3%, po ata që kandidojnë si deputetë të pavarur!?

Publikuar tek: politike, më 12:28 24-09-2020 Diskutimet për Kodin Zgjedhor, Murrizi: Mendoni se do na e hidhni me pragun 3%, po ata që kandidojnë si deputetë të pavarur!? Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi gjatë diskutimeve për Kodin Zgjedhor në Kuvend ka thënë se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri dhe ai i opozitës Oerd Bylykbashi, kanë rënë dakord paraprakisht me njëri-tjetrin që drafti i PS të kalonte për diskutim.

“Dëgjoje mirë Damian se je jurist i mirë. Edhe pse ke punuar në SHIK, mjo pak por 5 vite.

Neni 8 i Kusshtetutës që lejon të kandidojnë deputetë të pavarur, si do ti ndaloni. Deputeti Tomë Doshi ka marrë një mandat në Shkodër. Toma, Murrizi, Ulsiu si mund t’i ndalojmë të kandidojnë me mandat deputeti, me pragun 3% që keni vendosur ju?

Ju mendoni që po na e hidhni. Ju mendoni që me transfertë votash apo klering do kapërceni atë që ëndërroni dhe ua kanë kërkuar vëllezërit tuaj. Të jesh i bindur Zoti Balla se ai draft ka marrë më parë shkeljen e syrit nga sivëllau i Damianit”, tha Murrizi.

Deri në këto momente në Kuvend janë depozituar për diskutim dy drafte për ndryshimet Kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor, ai i mazhorancës që propozon veç të tjerash pragun 3% dhe ai i opozitës brenda parlamentare me prag 1%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010245084762573
array(1) { ["section"]=> string(126) "diskutimet-per-kodin-zgjedhor-murrizi-mendoni-se-do-na-e-hidhni-me-pragun-3-po-ata-qe-kandidojne-si-deputete-te-pavarur-221488" }