Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, po s’keni sjell asnjë draft. Lexova të Hajdarit e nuk mora vesh gjë

Publikuar tek: politike, më 12:46 24-09-2020 Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, po s’keni sjell asnjë draft. Lexova të Hajdarit e nuk mora vesh gjë Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës parlamentare që të çojnë në Kuvend draftet dhe të diskutojnë për ndryshimin e pragut zgjedhor.

“Doni të diskutojmë për pragun, hajdeni diskutojmë. S’keni sjell asnjë draft. Lexova draftin e zonjës Hajdari dhe s’kuptova asgjë. Tani më falni, mos dini se kemi shpikur ndonjë sistem, ndonjë Kaç Islami. Kemi marrë modelin e Austrisë, ja ku e keni Fate Velaj, pyeteni. Mos e dini gjë Austrinë vend diktatorial. Po Danimarkën. Po Kroacia që e ka 5%”, tha Balla, ndërsa theksoi se ata kanë miratuar marrëveshjen e 5 qershorit fjalë për fjalë.

Gjithashtu, Balla është ndalur dhe të plotësimi i vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, dhe i ka bërë thirrje KED dhe KLP të mos vonojnë punën për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Ne kemi miratuar 5 qershorin fjalë për fjalë. Ka pasur një shqetësim për vendet në Gjykatën e Lartë nga Ministrja e Drejtësisë. Do ta adresojmë dhe atë shqetësim. Kuvendi ka hapur gjithashtu procedurat për plotësimin e vendeve në Kushtetuese, i bëj thirrje çdo juristi që plotëson kushtet që të aplikojë. Ama institucionet e tjera, KED dhe KLP të punojnë dhe të marrin vesh se duhet ti mbyllin procedurat brenda 30 ditëve apo 60 ditëve”, përmbylli Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010877132415771
array(1) { ["section"]=> string(132) "diskutimet-per-pragun-zgjedhor-balla-hajdeni-te-diskutojme-po-s-keni-sjell-asnje-draft-lexova-te-hajdarit-e-nuk-mora-vesh-gje-221492" }