Diskutimet për ‘ZGJEDHOREN’, Bylykbashi: Po punojmë për një REFORMË siç e do Budenstagu, do të deklarohen të gjitha shpenzimet e fushatës

Publikuar tek: politike, më 14:35 05-11-2019 Diskutimet për ‘ZGJEDHOREN’, Bylykbashi: Po punojmë për një REFORMË siç e do Budenstagu, do të deklarohen të gjitha shpenzimet e fushatës Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, pas mbledhjes së grupit të punës së opozitës mbi diskutimin e Reformës Zgjedhore, në një deklaratë për mediat ka folur mbi diskutimet e kësaj mbledhjeje.

Bylykbashi deklaroi se ata po punojnë për një reformë konsensuale dhe në përputhje me standartet e Bundesnsatgut.

'Diskutuam propozime të ndryshme në lidhje me draftimin. Mesazhi jonë është i qartë. Opozita është angazhuar plotësisht në Reformën Zgjedhore.

Nuk kemi një afat kohor për draftin por maxhoranca duhet ta kuptojë qartë Reforma duhet të jetë konsensuale dhe e besueshme.  

Po punojmë për një Reformë të suksesshme, sikurse e kërkon Bundenstagu, SHBA-ja dhe mbi të gjitha shtetasit shqiptarë. Partitë duhet të kuptojnë që zgjedhjet janë për qytetarët.

Ne duhet ti garantojmë shqiptarëve një transparencë të plotë se ku i marrin partitë financimet gjatë fushatës dhe kush ka shkelur rregullat duhet të dënohet, përrfundoi Bylykbashi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054872035980225
array(1) { ["section"]=> string(139) "diskutimet-per-zgjedhoren-bylykbashi-po-punojme-per-nje-reforme-sic-e-do-budenstagu-do-te-deklarohen-te-gjitha-shpenzimet-e-fushates-184791" }