‘Diskutoni për zgjedhjet e parakohshme’, Rama i përgjigjet partisë së Merkel: S’është në dorën time

Publikuar tek: politike, më 19:17 23-05-2019 ‘Diskutoni për zgjedhjet e parakohshme’, Rama i përgjigjet partisë së Merkel: S’është në dorën time

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të dy politikanëve të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) dhe ekspertit gjerman Christian-Schwarz-Schilling.

Me anë të një postimi në Twitter Rama i falenderon për qëndrimet e mbajtura, ndërkohë që thekson se është dakord që të dialogojnë pa kushte.

Për kërkesën e dy përfaqësuesve të CDU/CSU që të diskutojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme, kryeministri thotë se nuk është në dorën e tyre.

‘U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!’, shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13964891433716
array(1) { ["section"]=> string(102) "diskutoni-per-zgjedhjet-e-parakohshme-rama-i-pergjigjet-partise-se-merkel-s-eshte-ne-doren-time-165463" }