Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur, Juliani, Bleona dhe Mateo, tre shqiptarët e humbur prej vitesh

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 25-05-2020 Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur, Juliani, Bleona dhe Mateo, tre shqiptarët e humbur prej vitesh Juliani-Bleona-Mateo

Sot është Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur. Me mijëra fëmijë kanë humbur ndërsa ende nuk dihet fati i tyre.

Sipas ‘Global Missing kids’, 6.255 fëmijë janë zhdukur në të gjithë botën dhe ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre.

Mes mijëra fëmijëve të humbur janë emrat e tre shqiptarëve, Julian Cela, Mateo Bejaj dhe Bleona Mata.

Julian Çela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të panjohura.

1.png

Mateo Bejaj ka humbur më 16/07/2011. Ai është parë për herë të fundit në fshati Fitore, Vlorë.

Screenshot_2.png

Dhe Bleona Mata, rasti që ka bërë bujë në media, teksa nëna e saj vazhdon ta kërkojë. Ajo ka humbur në 22/05/2010. Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes. Ajo në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botëror për Bleonën.

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096290111541748
array(1) { ["section"]=> string(89) "dita-boterore-e-femijeve-te-zhdukur-juliani-bleona-dhe-mateo-te-humbur-prej-vitesh-207717" }