Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Duka mesazh urimi: Janë ata që u transmetojnë emocionet shqiptarëve

Publikuar tek: sport, më 10:24 02-07-2020 Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Duka mesazh urimi: Janë ata që u transmetojnë emocionet shqiptarëve Armand Duka

Sot është Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit e pikërisht në këtë datë të shënuar s’mund të mungonte as urimi i presidentit Armand Duka.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar në facebook, kreu i FSHF-së inkurajon mediet sportive të vijojnë punën e tyre të palodhur si dhe i fton për një bashkëpunim për promovimin e futbollit e vlerave të tij. Në postimin e tij në facebook, Duka shkruante:

“Të dashur miq të medias!

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!

Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.

Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.

Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009030818939209
array(1) { ["section"]=> string(111) "dita-boterore-e-gazetareve-te-sportit-duka-mesazh-urimi-jane-ata-qe-u-transmetojne-emocionet-shqiptareve-212534" }