Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Meta jep mesazhin sensibilizues: Shoqëria ka nevojë për një Shqipëri të dhembshur dhe humane

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 02-04-2020 Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Meta jep mesazhin sensibilizues: Shoqëria ka nevojë për një Shqipëri të dhembshur dhe humane Foto nga arkiva: Presidenti Meta ne ekspoziten e pikturave te krijuara nga femijet autike

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, ndaj edhe Presidenti Meta ka dhënë mesazhin e tij sensibilizues.

Meta thotë se kjo ditë na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për dashuri dhe përkujdesje.

Situata e krijuar nga koronavirusi e ka bërë më të vështirë që fëmijët autikë të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre.

Meta thotë se shoqëria ka nevojë për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, që t'i japë dashuri dhe përkushtim këtyre njerëzve në nevojë.

Mesazhi i Metës:

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme.

Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre. Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë!

#WorldAutismAwarenessDay #LightItUpBlue
91789832_2908081399238114_6133015820386697216_o_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010925054550171
array(1) { ["section"]=> string(143) "dita-boterore-e-ndergjegjesimit-per-autizmin-meta-jep-mesazhin-sensibilizues-shoqeria-ka-nevoje-per-nje-shqiperi-te-dhembshur-dhe-humane-201001" }