Dita e 17-të e grevës së grave naftëtare: Nëse Rama vjen para uzinës, dalim dhe negociojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:26 31-10-2020 Dita e 17-të e grevës së grave naftëtare: Nëse Rama vjen para uzinës, dalim dhe negociojmë

Naftëtaret e Ballshit prej 17-të ditësh janë në grevë urie, ato kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Gjendja e naftëtareve është e rënduar, por edhe pse në një situatë të rënduar shëndetësore, ato janë shprehur se do të qëndrojnë deri sa të marrin pagat pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Ajo janë shprehur se nëse kryeministri Edi Rama do të shkojë para uzinës janë të gatshme të dalin nga greva dhe të negociojnë.

“S'kemi zgjidhje tjetër, do qëndrojmë deri sa të marrim pagat, s’ka asnjë reagim konkret. Nëse Rama vjen para uzinës, dalim dhe negociojmë,” tha njëra nga naftëtaret.

Kujtojmë që njëra nga gratë u shtrua në spital për shkak të problemeve me shëndetin, ndërsa ditën e sotme është rikthyer në grevë, duke u shprehur se nuk kishte lekë, as të blente ilaçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harruan COVIDIN dhe organizuan festën e Halloween-it, gjobiten me 1 milionë lekë 3 lokale në Tiranë, Ardi Veliu zbret në terren për t'i verifikuar (VIDEO)
Shpërthen në flakë në lëvizje makina e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, dyshimet e para (PAMJE NGA VENDNGJARJA - DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011265993118286
array(1) { ["section"]=> string(95) "dita-e-17-te-e-greves-se-grave-naftetare-nese-rama-vjen-para-uzines-dalim-dhe-negociojme-225893" }