Edhe sot studentët vijojnë të qendrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të tyre duke bllokuar hyrjen dhe zhvillimin e procesit mësimor.
Studentët i bashkohen ngujimit të nisur prej 5 ditësh në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomikut, Arkitekturës dhe tek Politekniku.
Ata shprehen se do vijojnë ngujimin deri në plotësimin e plotë të 8 pikave dhe se kanë mbështetjen e të gjithë studentëve të tjerë që vazhdojnë bojkotin.