Dita e dytë e grevës/ 'Vetëm të vdekur dalim nga këtu', naftëtarët e Ballshit të pashpresë: Kemi fëmijët pa bukë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 18-02-2020 Dita e dytë e grevës/ 'Vetëm të vdekur dalim nga këtu', naftëtarët e Ballshit të pashpresë: Kemi fëmijët pa bukë Njeri nga naftetaret

Naftëtarët e Ballshit ditën e djeshme dolën në protestë duke kërkuar të rifillojnë punën dhe t’u kompensohen pagat të cilat nuk i kanë marrë që prej 6 muajsh. Por pasi nuk u firmos asnjë marrëvëshje ata janë futur në grevë urie.

Sot është dita e dytë e grevës së urisë. Në grevë janë 10 nga naftëtarët e Ballshit por gjithsej 870 persona kanë të njëjtin problem.

Greva e urisë po zhvillohet në ambientet e Uzinës, dhe njëri prej protestuesve ka thënë se kanë 6 muaj pa marrë rrogën nga njëra firmë ndërsa në total janë 22 deri në 24 paga pa u marrë nga kompani të ndryshme.

”Duam pagat e prapambetura, kemi fëmijët pa bukë. Familjet presin të ushqehen, po na vritet shpresa e fëmijëve, nuk mundem ti çoj as në çerdhe", ka thënë punonjësi igrevë.

Naftëtarët janë të zhgënjyer nga qeveria e cila siç shprehen ata ka në dorë fatet e tyre dhe nuk po bën asgjë për ta ndryshuar.

Protestuesut i kanë bërë thirrje presidentit, kryeministrit dhe të gjithë personave në qeveri që ti ndihmojnë për t’i dhënë zgjidhje problemit që kanë.

Sakaq ata kanë bërë me dije se greva do të marrë fund vetëm nëse ka një zgjidhje, ndryshe 'vetëm të vdekur dalim nga këtu', ka thënë njëri prej grevistëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087630748748779
array(1) { ["section"]=> string(114) "dita-e-dyte-e-greves-vetem-te-vdekur-dalim-nga-ketu-naftetaret-e-ballshit-te-pashprese-kemi-femijet-pa-buke-195603" }