Gjatë ditës së sotme të gjithë qytetarët që janë kuriozë mund të shohin nga afër ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo nismë vjen në kuadër të ditës së Europës. Qytetarët dhe turistët mund të viztojnë Kuvendin nga ora 13.00 deri në orën 18.00.
Ata lejohen të shikojnë sallën e seancave vetëm sot, në ditën e dyerve të hapura.