Dita e Flamurit ka bërë bashkë kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, pasi krerët e shtetit janë mbledhur në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Rama dhe Meta ishin të shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërkohë që kjo ceremoni është zhvilluar në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë.
Kryeministri Edi Rama i ka uruar festën edhe ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
“Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, këtë ditë të bekuar të Flamurit tonë kombëtarë, të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë që është dhe dita e lindjes së Komandantit Adem Jashari. Dëshiroj t’i uroj Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit dhe Presidentit Hashim Thaci që nuk gjendet sot në shtëpi”, tha Rama.