Dita e fundit në emision, Kejvina përlotet live te Ermali dhe jep lamtumirën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:27 09-03-2019 Dita e fundit në emision, Kejvina përlotet live te Ermali dhe jep lamtumirën Velina e emisionit 'Xing me Ermalin', Kejvina Kthjella

Velina bukuroshe Kejvina Kthjella konfirmoi se për shkak të angazhimeve të saj jashtë vendit, sonte në mbrëmje do të ishte hera e fundit që do të ishte pjesë e emisionit. 

 Kejvina u përfol se e kishte braktisur emisionin pas mosmarrëveshjeve me moderatorin Ermal Mamaqi. Por në puntatën e sotme rezultoi se këto ishin thashetheme sepse e vërteta qëndronte ndryshe.

Në hapjen e emisionit të sotëm, Ermali e ftoi Kevinën dhe bëri të ditur se kjo e fundit do ta përfundonte mbrëmjen e sotme aventurën e saj në Xing me Ermalin pasi do të largohej në Itali për një projekt të ri.  

Po iki në Itali, në Milano. Atje një gjë shumë e bukur po më pret’, u shpreh velina.

Mamaqi paralajmëroi se shumë shpejt publiku shqiptar do ta shohë Kejvinën në një kanal të fuqishëm italian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030497074127197
array(1) { ["section"]=> string(82) "dita-e-fundit-ne-emision-kejvina-perlotet-live-te-ermali-dhe-jep-lamtumiren-155830" }