Dita e parë e shkollës, Policia Bashkiake dhe vullnetarët ndihmojnë nxënësit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:52 16-09-2019 Dita e parë e shkollës, Policia Bashkiake dhe vullnetarët ndihmojnë nxënësit

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve.

Punonjës të Policisë Bashkiake, si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

Gjithashtu, me nisjen e vitit të ri shkollor, është rikthyer edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

Ndërkaq, trafiku në Tiranë është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçikletë ose në këmbë.

70615757_814308712300894_1558939546375159808_n.jpg

70213680_1333302666845788_1862363545430130688_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022088050842285
array(1) { ["section"]=> string(82) "dita-e-pare-e-shkolles-policia-bashkiake-dhe-vullnetaret-ndihmojne-nxenesit-178599" }