Dita e parë e shkollës/ Rama shoqëron fëmijët që u hodhën nga dritarja për t'i shpëtuar tërmetit: Do t’ju ndjek deri në fund, morët vesh…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:18 16-12-2019 Dita e parë e shkollës/ Rama shoqëron fëmijët që u hodhën nga dritarja për t'i shpëtuar tërmetit: Do t’ju ndjek deri në fund, morët vesh…

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shoqëruar në ditën e parë të shkollës dy fëmijët, u hodhën nga dritaret e banesës në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrimtar.

Ai nuk ka nguruar që t’i jap edhe këshilla 10-vjeçarit Alesio Cakoni edhe 7-vjeçarit Aurel Lala.

Gjatë rrugës në makinë, Rama i ka premtuar se do t’i ndjek hap pas hapi derisa të mbarojnë shkollën.

‘Tani këtu duhet të jeni kampion në mesime. Ndoj 9 tek tuk, mirë është për mos me pas. 8 jo, morët 8 me mua e keni keq punën. 7, 6 nuk bëhet llaf. Me 10 keni respekt. Do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. More vesh? Mos kujto se jam kaq i butë sa dukem. Po qe se fillon numrat…’, tha ai.

Kryeministri nuk ka kursyer as batutat, duke i bërë fëmijët edhe të qeshin.

‘Ke emocione sot se do shkosh në shkollë. Do njohësh shokët e rinj. Ato shoqet i kam merak unë. Po mirë, mirë do jetë’, është shprehur ndër të tjera Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076329708099365
array(1) { ["section"]=> string(140) "dita-e-pare-e-shkolles-rama-shoqeron-femijet-qe-u-hodhen-nga-dritarja-per-t-i-shpetuar-termetit-do-t-ju-ndjek-deri-ne-fund-moret-vesh-189512" }