Dita e Pavarësisë, reciton Rama: Moj Kosovë, moj legjendare (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 17-02-2018 Dita e Pavarësisë, reciton Rama: Moj Kosovë, moj legjendare (VIDEO)

Deputeti i LSI, Luana Rama me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ka recituar një fragment nga poema rapsodike e shkruar nga Jak Gjin Tuci, Kurbnesh, prill 1981. 

Më poshtë është video dhe postimi i plotë i deputetit Luan Rama:

“Moj Kosovë, moj legjendare”

Fragment nga poema rapsodike e shkruar nga Jak Gjin Tuci, Kurbnesh, prill 1981.

Për të mbërritur në Kosovën e lirë, në Kosovën e pavarur, eshtë dashur të bëhen sakrifica nga më sublimet; mbi një shekull luftë, është derdhur gjak me okë, mijëra bija e bij shqiptarë janë flijuar në themelet e pavarësisë së Kosovës.
Ndaj, si homazh për të gjithë ata që i falën gjakun lirisë së Kosovës me ëndrrën e madhe të bashkimit, po ndaj me ju miqtë e mi, një fragment nga poema rapsodike “Moj Kosovë moj legjendare”, shkruar prej të ndjerit dhe të paharruarit Jak Gjin Tuci prej Mirdite, të cilën unë e kam recituar për herë të parë në skenën e shtëpisë së kulturës në Kurbnesh, në pranverën e vitit 1981, e mandej gjithkund nëpër trojet shqiptare, në salla koncertesh e tubime popullore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, në Prekaz tek kulla e Jasharajve, e në Gllogjan në kullën e Haradinajve...
Fragmenti që do të ndiqni në vijim është recituar në verën e vitit 2017 në një dasmë në shtëpinë e shehut të Buzmadhes në Kukës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i artistit: Si donte të më vriste një kuksian në burgun e Spaçit
E rëndë në Shkodër: 17-vjeçari qëllon me automatik, ja çfarë iu gjet nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.01615309715271
array(1) { ["section"]=> string(69) "dita-e-pavaresise-reciton-rama-moj-kosove-moj-legjendare-video-110597" }