Dita e “Shën Valentinit”, Bashkia organizon “Tirana Loves…” Të ftuar mbi 30 artistë nga Europa, ja lista e aktiviteteve

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 13-02-2017 Dita e “Shën Valentinit”, Bashkia organizon “Tirana Loves…” Të ftuar mbi 30 artistë nga Europa,  ja lista e aktiviteteve

 Festa e të dashuruarve do të vijë krejt ndryshe këtë 14 shkurt. Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka menduar që ta kthejë  kryeqytetin ditën e nesërme në pulsin e jetës së natës në rajon duke organizuar “Tirana Loves…”

Do të jenë mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore që të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin në 14 nga baret më të njohura të Tiranës. 

Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.

Për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për organizimin e eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit.  

Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U mbyt në lumin Fan një javë më parë, gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit
Skandali: Gjykata Administrative dhe IKMT-ja gjobisin qytetarin pa gjeneralite »
Article Logic
Execution time: 0.010584831237793
array(1) { ["section"]=> string(118) "dita-e-shen-valentinit-bashkia-organizon-tirana-loves-te-ftuar-mbi-30-artiste-nga-europa-ja-lista-e-aktiviteteve-68611" }