Kanë zgjedhur një slogan domethënës për të treguar se janë pjesë e shoqërisë e se miqtë nuk duhet t’i gjykojnë pse kanë lindur ndryshe nga të tjerët. “Miqtë e vërtetë nuk numërojnë kromozome", është motoja e të gjithë atyre që sot janë me këta fëmijë, i ndihmojnë, i integrojnë por mbi të gjitha i pranojnë si të barabartë, ashtu si çdo shoqëri e zhvilluar bën.
Dita ndërkombëtare e fëmijëvë me Sindromën Doën është lidhur me simbolikën e kromozomit 21, i cili tek këta individë është i trefishuar.
Kjo datë 21 e cila shënon edhe 10 vjetorin që kur është përcaktuar si dita e Sindromës Down, ka si qëllim kujtimin e nevojave dhe të drejtave që ka kjo kategori dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i trajtuar ata në mënyrë të barabartë.
Në kuadër të kësaj dite, Doën Sindrome Albania ka organizuar aktivitetin “Ti dhe unë jemi njësoj”, ku kanë përformuar këngëtare shqiptare, janë organizuar performanca të tjera artistike, lojra për fëmijë, barbeque dhe shumë argëtime të tjera. Në këtë simbolikë sot do të prezantohet edhe ekspozita me fotografi “Trizomia 21”