Dita e Tokës, flet Malltezi: U festua me shtëllunga vdekjeprurëse, nuk ka moratorium që i ndal Taulantët

Publikuar tek: barometri, më 07:40 23-04-2018 Dita e Tokës, flet Malltezi: U festua me shtëllunga vdekjeprurëse, nuk ka moratorium që i ndal Taulantët

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi reagoi pas zjarrit që ra në fabrikën e riciklimit në Kashar.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Malltezi u shpreh se gjithçka shkon kundër shëndetit të qytetarëve, dhe kjo ditë sot u festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjene.

Sakaq, akuzoi qeverinë, për prerjet masive të pyjeve, duke mos lënë pa përmendur kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, i cili sipas Malltezit po shkatërron pyjet në Librazhd dhe jo vetëm.

“Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka moratorium që i ndal Taulantët të shkatërrojnë pasurinë kombëtare për pasurimin e vet'- shton Malltezi.

Reagimi i plotë:

Dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjen që ishin sot dëshmia më tronditëse se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet.

Prioritetet e Edi Ramës janë inceneratorët, kullat, betonizimi, prerja e pyjeve, gjithçka që shkon kundër shëndetit të qytetarëve.

Reja gjigande kancerogjene që zgjati për disa orë në Tiranë, nuk është e vetmja katastrofë mjedisore. Se bashku me Dr. Shkencave Pyjore Hasan Cani dhe ekspertin Genti Spahiu sapo jemi kthyer nga ​Fushë Arrëzi, të cilin e zgjodhëm me qëllim zbulimin e një masakre tjetër mjedisore në Ditën e Tokës.

Në shkelje të plotë të çdo ligji që mbron mjedisin dhe pyjet, mbetjet në Fushë Arrëz hidhen në pyll, i cili, edhe pa këto mbetje është në gjendje të mjeruar. Pylli është i prerë, deri edhe tek filizat e rinj. Banorët e zonës e dinë që përfituesit kryesorë të masakrës mjedisore janë Kryetari dhe nën-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit. Inxhinier Lulashi u pushua nga puna pak kohë më parë, sepse respektoi ligjin e moratoriumit të pyjeve dhe gjobiti vëllain e nenkryetarit socialist.

Moratoriumi i pyjeve është një copë letër pa vlerë edhe në Librazhd. Banorët e zonës atje denoncojnë Taulantin si protektorin e masakrimit të pyjeve dhe shitjes prej miliona lekësh të lëndës drusore.

Sipas informacioneve zyrtare kontrollet në pyje nuk funksionojnë fare qoftë nga strukturat menaxhuese të qeverisjes vendore, qoftë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka moratorium që i ndal Taulantët të shkatërrojnë pasurinë kombëtare për pasurimin e vet.

Nëse do të zhvishnim realitetin nga propaganda qeveritare, ajo që mbetet nga tabloja mjedisore janë pyje që priten, toka që shemben, mbetje që mbulojnë tokën dhe ajër kancerogjen.

Qeveria pretendon se ka mbjellë miliona pemë, por, në të vërtetë,  miliona jane pemët e prera, ndërsa qindra miliona euro po vidhen për disa inceneratorë që djegin mbetjet dhe pasurojnë bandën në pushtet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025773048400879
array(1) { ["section"]=> string(108) "dita-e-tokes-flet-malltezi-u-festua-me-shtellunga-vdekjeprurese-nuk-ka-moratorium-qe-i-ndal-taulantet-117918" }