Prej tre ditësh tashmë protestuesit demokratë vijojnë të qëndrojnë nën çadrën përballë kryeministrisë.
Newsbomb.al sjell foto nga ambienti i protestës nga ku protestuesit raportojnë për newsbomb.al se protesta ka qenë e qetë dhe se do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, pa përcaktuar afat kohor.
Gjatë mëngjesit protestuesit nuk kanë qenë të shumtë në numër, por ata vetë bëjnë me dije se në orët në vazhdim do të ketë edhe më shumë protestues.