Dita e Verës/ Gjenden fëmijët e humbur pak orë më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 14-03-2015 Dita e Verës/ Gjenden fëmijët e humbur pak orë më parë

Policia ka bërë të mundur gjetjen e fëmijëve 7 dhe 10 vjeç, të cilët u raportuan nga prindërit e tyre të humbur pak orë më parë. A.H., dhe E.H., u janë larguar vëmendjes së prindërve gjatë festimeve të organizuara në Tiranë për Ditën e Verës.

Pas disa orëve kërkime nga vet prindërit nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët i kanë lokalizuar fëmijët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Humbasin dy fëmijë gjatë festimeve të Ditës së Verës. Prindërit kanë denoncuar në polici humbjen e dy fëmijëve të tyre, 7 dhe 10 vjeç gjatë festimeve të sotme në Ditën e Verës në Tiranë.

Prej 4 orësh prindërit kanë kërkuar fëmijët e tyre por nuk kanë arritur t’I gjejnë dhe për këtë kanë bërë denoncimin në polici. Anduel dhe Emanuel Hatia janë dy fëmijët që u kanë ikur familjarëve, duke i vënë ata në një situatë paniku.

Të afërmit kanë kërkuar gjithkund, si dhe kanë pyetur shokë të tyre por pa rezultat. Fëmijët ishin duke festuar së bashku me mijra banorë të tjerë në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ por nuk janë parë më.

Ata janë parë për herë të fundit në koncertin para Kryeministrisë. Nuk dihet ende nëse policia ka nisur kërkimet, pas komunikimeve me të afërmit, pasi që të shpallen të humbur, duhet të kalojnë disa orë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon ballafaqimi i dytë Doshi-Bami, zgjati 8 orë e 30 minuta
Tom Doshi, ballafaqim i dytë në Prokurori me Durim Bamin »
Article Logic
Execution time: 0.0140221118927
array(1) { ["section"]=> string(58) "dita-e-veres-gjenden-femijet-e-humbur-pak-ore-me-pare-5873" }