Dita e Verës, këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë deri në mesnatë  

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 14-03-2017 Dita e Verës, këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë deri në mesnatë  

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se gjatë gjithë ditës së sotme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

• Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.

• Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha –Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.

• Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.

• Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

• Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.

Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e verës, shikoni si u zgjua Tirana sot (FOTOT)
Kundravajtje në autostradë, shqiptari shkakton aksident të rëndë në Zvicër (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011390924453735
array(1) { ["section"]=> string(80) "dita-e-veres-keto-jane-rruget-qe-do-te-bllokohen-ne-tirane-deri-ne-mesnate-71811" }