Dita e Verës një festë sa tradicionale aq edhe e ndërthurur çdo vit me risi.
Shumë banorë të zonës dhe familjar e grupe shoqërore të ardhura nga Tirana, Elbasani, Durrësi e zona të tjera parkojnë makinat në shesh dhe kalojnë aty në shoqërin e muzikës dhe familjarëve të tyre ditën festive në sheshet dhe lulishtet përreth liqenit.
Duke konsumuar ushqimin që e përgatitin me zgara të improvizuara, pije dhe ballokumet apo vezët e ziera, tradicionale të kësaj dite, kalohet gjithë dita në natyrë dhe në prani të ushqimit bio dhe natyrës ende e pa prekur nga ndertesat luksoze të betonit. Tradita do që kjo ditë të jetë sa më festive dhe bashkëpunuese mes miqve e familjarëve./ E.Mema për newsbomb.al