Dita më e ZEZË për Britaninë e Madhe, raportohen shifra REKORD të viktimave nga Covid-19

Publikuar tek: bota, më 18:13 13-01-2021 Dita më e ZEZË për Britaninë e Madhe, raportohen shifra REKORD të viktimave nga Covid-19

Britania ka shënuar një tjetër rekord negativ të numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 1,564 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa Britania e Madhe sheh statistika të zymta që tejkalojnë ato të valës së parë, 47,525 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme.

Analiza e të dhënave zyrtare tregon se më shumë se 100,000 vdekje nga koronavirusi deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ka pasur 7,421 vdekje të raportuara dhe 374,775 raste të reja.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan zbulon se më shumë se 10,000 londinezë kanë vdekur nga Covid-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikani i BE ironizon me situatën në SHBA: Po dërgojnë më shumë trupa në Uashington sesa në Afganistan
Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BionTech, rrezikon jetën për shkak se... »
Article Logic
Execution time: 0.013020992279053
array(1) { ["section"]=> string(94) "dita-me-e-zeze-per-britanine-e-madhe-raportohen-shifra-rekord-te-viktimave-nga-covid-19-234858" }