Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Ruçi: Kuvendi institucion kyç, asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 15-09-2019 Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Ruçi: Kuvendi institucion kyç, asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e Nëntorit 2008.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në rradhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025634050369263
array(1) { ["section"]=> string(112) "dita-nderkombetare-e-demokracise-ruci-kuvendi-institucion-kyc-asnje-kompromis-per-mbrojtjen-e-kushtetutes-178513" }