Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom/ Aktivitete ndërgjegjësuese për problemet e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 08-04-2015 Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom/ Aktivitete ndërgjegjësuese për problemet e tyre

Dita Ndërkombëtare e Popullit Rom është shpallur data 8 prill që prej vitit 1990 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Romëve, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve të tyre në datat 7-12 prill në vitin 1971 në Londër.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IRCA-n, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri ka organizuar një aktivitet në të cilin synohet që të ndërgjegjësohen për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe si do të promovohet tradita kulturore e minoritetit rom si: Prezantimi i punëve artisitike të piktorit rom Ferdinand Koçi, katalogu i veprave në pikturë i artistit rom Sead Kazanxhiu, shfaqjes së filmave për Trashëgiminë Jomateriale Rome si dhe leksione të tjera promovuese të kulturës artistike rome. Aktiviteti organizohet në ambjentet e Ministrisë së Kulturës.

Në kuadër të aktiviteteve të kësaj dite Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka reaguar në profilin social Facebook se po i jepet rëndësi të veçantë edukimit të fëmijëve romë që në fëmijërinë e hershme si dhe integrimin e tyre në vendin tonë. “Dëshira dhe angazhimi ynë lidhet me synimin që çdo fëmijë rom të shkojë në shkollë, ta ndjekë me arritje të suksesshme dhe ta mbarojë atë brenda moshës.

Por ende, një ndër sfidat më madhore që kemi përpara, është angazhimi i MAS-it për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom dhe Egjiptian në Republikën e Shqipërisë, 2015-2020”, u shpreh ministrja Nikolla.

Nga ana tjetër, në qytetin e Elbasanit është organizuar një aktivitet sensibilizues me përfaqësues të qendrës rome “Fluturo për jetën”. Ata kërkuan që të bëhet më shumë për ta në drejtim të punësimit, arsimimit dhe strehimit me moton “Paqe për të gjithë romët, në një botë pa diskriminim dhe racizëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë marrin nën kontroll qarkullimin rrugor, “lënë pa punë” punonjësit e policisë
Zbulohen tre gyle të arsenalit turk gjatë restaurimit të kalasë së Krujës »
Article Logic
Execution time: 0.013548851013184
array(1) { ["section"]=> string(89) "dita-nderkombetare-e-komunitetit-rom-aktivitete-ndergjegjesuese-per-problemet-e-tyre-8156" }