Dita ndërkombëtare kundër KORRUPSIONIT, Shqipëria më keq se 10 vjet më parë! Ja 6 fajtorët (Nga politikanët në listën e zezë amerikane te portali i kundraligjshëm i qeverisë)

Publikuar tek: politike, më 12:14 09-12-2019 Dita ndërkombëtare kundër KORRUPSIONIT, Shqipëria më keq se 10 vjet më parë! Ja 6 fajtorët (Nga politikanët në listën e zezë amerikane te portali i kundraligjshëm i qeverisë) Ne foto: 6 'fajtorët' e nivelit të korrupsionit ne Shqipëri

9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ditë që sot e gjen Shqipërinë një vend me rekorde negative për shkak të nivelit të korrupsionit.

“Sëmundja” e mandateve të dyta të mazhorancave dhe lidhje e fortë midis politikës dhe oligarkisë ka bërë që në Shqipëri gjatë viteve të fundit asnjë zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion të mos përballet me drejtësinë dhe asnjë politikan i përfshirë në akuza korruptive të mos largohet nga politika. Progres? Po, është largimi nga sistemi i drejtësisë i një numri të madh prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Kurba e Transparency International tregon se jemi më keq sesa 10 vjet më parë kur duhej të ishim 10 herë më mirë.

Treguesi më simbolik i dështimit të premtimeve anti-korrupsion? Le të shohim gjashtë prej tyre:

  1. Dy politikanë të lartë të përfshirë në listën e zezë amerikane për akte korruptive vijojnë të jenë aktiv në vendimmarrjen e lartë politikë në parlament dhe në partinë që qeveris 100% në pushtet qendror e lokal, si dhe të preferuarit e kryeministrit;  (Shënim i redaksisë: Kujtojmë se 2 politikanët në listën e zezë amerikane janë Vangjush Dako dhe Tom Doshi)
  2. Ministri përgjegjës për korrupsionin dhe koordinimin kombëtar të luftës ndaj korrupsionit është vetë në hetim nga prokuroria për korrupsion; (Shënim i redaksisë: ministria përgjegjëse për korrupsionin është ministria e Drejtësisë me në krye Etilda Gjonajn që muaj më parë tërhoqi vëmendjen me faturat e kripura të qendrimit në një hotel në Romë)
  3. Partitë janë bërë gjithnjë e më shumë piramida financiare dhe përfaqësimi politik gjithnjë e më shumë çështje tenderi e klientele;
  4. Në ditën anti-korrupsion ish guvernatori i shkarkuar për skandalin më të madh financiar në vend akuzon Shqipërinë në Strasburg dhe kërkon rikthim në detyrë;
  5. Portali zyrtar ku qeveria fton qytetarët të denoncojnë korrupsionin është vetë i krijuar dhe i formatuar në kundërshtim me kërkesat e ligjit, pra në formë abuzive dhe korrupsioni politik,
  6. Alternativa politike në luftën ndaj korrupsionit, opozita politike, është vetë nën hetim për financim të paligjshëm, pra për korrupsion!

Zgjidhja? Të gjithë sytë janë drejt SPAK, struktura që duhej të ngrihej më 2018 e që shpresohet të ngrihet më 2020, e cila do të ketë rol thelbësor në dhënien e përgjigjeve konkrete ndaj këtyre katër simbolikave zhgënjyese.

Publikuar nga Instituti i Studimeve Politike www.isp.com.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075969696044922
array(1) { ["section"]=> string(177) "dita-nderkombetare-kunder-korrupsionit-shqiperia-me-keq-se-10-vjet-me-pare-ja-6-fajtoret-nga-politikanet-ne-listen-e-zeze-amerikane-te-portali-i-kundraligjshem-i-qeverise-188851" }