Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë, Meta viziton shoqatën humanitare “Strehë dhe Shpresë”

Publikuar tek: politike, më 13:22 17-10-2017 Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë, Meta viziton shoqatën humanitare “Strehë dhe Shpresë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot ambientet e shoqatës humanitare “Strehë dhe Shpresë” në Tiranë me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë.

"Sot është dita për të rritur e garantuar dinjitetin njerëzor për të gjithë. Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari, të çdo të moshuari, por edhe të çdo fëmije. Pa luftuar varfërinë nuk garantojmë dot drejtësinë sociale që meriton një shoqëri e standardeve evropiane, pa luftuar varfërinë nuk luftojmë dot një nga burimet kryesore të kriminalitetit dhe të sigurisë publike. Për këtë armët më efikase për të luftuar varfërinë janë një rritje ekonomike më e madhe. Një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse nga e cila të përfitojë e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë ata që janë më në vështirësi dhe më të pamundur.

Kërkohet zhvillimi i politikave sociale në drejtim sidomos të punësimit dhe në drejtim sidomos të edukimit për fëmijët. Sot është vërtetë një ditë reflektimi për të gjithë shoqërinë sot për të menduar se sa shumë raste ndeshim dhe hasim të vetëvrasjeve apo të përpjekjeve për t’u vetëvrarë nga dëshpërimi për shkak të humbjes së besimit se mund të fitohet lufta me varfërinë. Sot është dita të kujtojmë se sa familje kanë hyrë në krizë, janë ndarë për shkak të varfërisë dhe të papunësisë apo problemeve të strehimit", u shpreh Meta.

 

22561156_10211136981602437_1110369243_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi pret në takim një delegacion nga Bundestagu gjerman (ZBARDHET BISEDA)
Firmosin 7 deputetët, PD dhe LSI bëhen bashkë: Masë disiplinore ndaj ministrit-deputet të Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.011523008346558
array(1) { ["section"]=> string(93) "dita-nderkombetare-kunder-varferise-meta-viziton-shoqaten-humanitare-strehe-dhe-shprese-96192" }