Ditari sekret i 'Ana Frankut polake' publikohet këtë muaj

Publikuar tek: bota, më 19:12 11-09-2019 Ditari sekret i 'Ana Frankut polake' publikohet këtë muaj

Ditari sekret i adoleshentes polake të vrarë nga nazistët më 1942, Renia Spiegel, pritet të publikohet pas 70 vjetëve prej kur ka mbetur i paprekur në një kasafortë bankare.

Ditari i Renias: Jeta e një vajze të vogël në hijen e Holokaustit, pritet të publikohet nga anëtarët e familjes së Renia Spiegelit. Libri është krahasuar me ditarin e Anna Frankut.

Motra e saj Elizabeta ka thënë: Unë kam lexuar vetëm pak librin sepse kam qarë tërë kohën”.

Elizabeta, që ka ndryshuar emrin e saj nga Ariana, kujton motrën e saj si “vajzë shumë të qetë”.

Renia Spiegel nga Przemysl, në juglindje të Polonisë, ka nisur librin e saj që do të publikohet në Britani më 19 shtator, kur ishte vetëm 15-vjeçare.

Në faqet e para ajo përshkruan bastisjet dhe se si është fshehur për t’iu ikur nazistëve. Ajo është qëlluar për vrasje në korrik të vitit 1942, në moshën 18-vjeçare, pasi ushtarët gjermanë kishin gjetur shtëpinë ku ajo ishte fshehur./ REL/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026062965393066
array(1) { ["section"]=> string(62) "ditari-sekret-i-ana-frankut-polake-publikohet-kete-muaj-178110" }