Sot në orën 16:00, Kosova pritet ta marrë lajmin e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave.
Zyrtarë të BE-së, pritet t'i njoftojnë liderët e Kosovës, që ndodhen në Bruksel, se komisioni do të bëjë një rekomandim pozitiv për vizat. Kjo nënkupton që pas pak muajve, qytetarët e shtetit më të ri në Evropë, do të lëvizin lirshëm nëpër zonën Schengen.
Atributet e plota u jepen të gjithëve kaheve politike, duke përfshirë edhe opozitën.
Sidoqoftë përfaqësuesve të Republikës së Kosovës u është kërkuar që ky unitet dhe frymë bashkëpunuese të shtrihet edhe në pikat e tjera që parashikojnë liberalizimin, siç është Dialogu me Serbinë.