E sotmja pritet të jetë një ditë shumë e rëndësishme për vendin fqinj, Greqinë.
Mediat greke raportojnë se ditën e sotme ekspertë të eurozonës do të mbërrijnë për të parë ecurinë e reformave në Greqi.
Pas kësaj vizite të ekspertëve do të vendoset nëse do të disbursohet kësti i radhës prej 800 milionë euro, të kredisë totale prej 86 miliardësh që i është akorduar Greqisë në kundër të ndihmës për të dalë nga kriza e rëndë ekonomike.
Ekspertët e Brukselit do të takohen me disa nga zyrtarët më të lartë të grek, ku ndër më të rëndësishëmit janë ministri grek i financave Euklidis Tsakalotos.
Gjithashtu teknikët e eurozonës do të shohin plotësimin e kritereve që i janë përcaktuar Athinës që në total janë 113.