Sot ditë e rëndësishme për Monika Kryemadhin, të rinjtë e LRI e befasojnë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:15 09-04-2017 Sot ditë e rëndësishme për Monika Kryemadhin, të rinjtë e LRI e befasojnë

Ditën e sotme Monika kryemadhi, deputetja e LSI-së dhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendi, Ilir Meta ka një ditë mjaft të rëndësishme në jetën e saj.

Vitet kanë ikur edhe për deputeten e famshme e cila sot ka mbushur plot 43 vite që ka ardhur në jetë. Ajo është një nga figurat femërore më të njohura në jetën publikë shqiptare dhe kjo jo prej faktit se është bashkëshortja e kreut të LSI-së por për kontributin e saj të plotë në politikë dhe fusha të tjera të jetës shoqërore.

Deputetja Kryemadhi ka një martesë të gjatë me kreun e parlamentit Meta, nga e cila kanë edhe 3 fëmijë. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme ku ka rrëfyer sakrificat që i është dashur të bëjë për të pasur një karrierë të suksesshme por edhe për të ruajtur gjënë më të rëndësishmë për të familjen. Edhe pse kjo është një ditë e veçantë për të, ende nuk ka ardhur një urim special për Kryemadhin nga njerëzit e saj më të rëndësishëm siç është edhe kreu i LSI-së dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta. Por të rinjtë e LRI ka qenë ata që e kanë surprizuar dhe më pas e kanë bërë të ditur ketë gjë në facebook. Mbetet për tu parë nëse deputetja do marrë ndonjë suprizë të veçantë në këtë 43 vjetor apo do bëjë një festë të thjeshtë.

17841813_10155897160923765_648688860_n_copy_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020040988922119
array(1) { ["section"]=> string(78) "dite-e-rendesishme-per-monika-kryemadhin-shikoni-cfare-po-feston-sot-ajo-74590" }